Life Style

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do performojnë në inaugurimin e Biden

               Publikuar në : 16:27 - 14/01/21 liberale

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit për presidentin e ardhshëm të SHBA-së Joe Biden.

Lady Gaga bëri fushatë për Biden gjatë zgjedhjeve, duke u paraqitur me të në prag të zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar.

Ajo do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e përurimit më 20 janar. Lopez, e cila gjithashtu mbështeti Biden vitin e kaluar, do të japë një performancë të veçantë muzikore.

Pas ceremonisë, Tom Hanks do të drejtojë një program special televiziv.

Me titull “Celebrating America”, programi 90 minutësh në kohën kryesore do të përfshijë gjithashtu muzikantët amerikanë Jon Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake dhe Ant Clemons dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga ABC, CBS, CNN, NBC dhe MSNBC.

Komiteti përurues i Biden tha se ai “do të festonte fillimin e një udhëtimi të ri kombëtar drejt një Amerike të bashkuar dhe të tregonte qëndresën, heroizmin dhe angazhimin e unifikuar të popullit amerikan për t’u bashkuar si një komb për të shëruar dhe rindërtuar”.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back