Horoskop

Këto janë gënjeshtrat tipike të çdo shenje horoskopi

Shkruar nga Liberale
Këto janë gënjeshtrat tipike të çdo shenje horoskopi

DASHI

“S’më intereson”. Gënjen, i intereson më shumë se çdo herë kur e thotë këtë.

DEMI

“Pa merak se e bëj më vonë!”. Nuk do ta bëjë kurrë, që të jeni të përgatitur.

BINJAKËT

“Po, po kam dalë nga shtëpia, jam rrugës”. Jo vetëm që s’ka dalë por as nuk është ngritur nga krevati për tu rregulluar.

GAFORRJA

“Jam mirë, skam asgjë”Ka gjithçka dhe nuk është aspak mirë, thjesht do të bëjë të vështirin që ju ti shkoni pas avazit.

LUANI

“WOW, kjo ishte e paparë!” Hmm, gënjen sepse Luani nuk impresionohet kurrë me asgjë që dikush tjetër bën, shkruan blitz.al. Kënaqet vetëm me veten dhe çdo gjë që bën vetë është e paparë.

VIRGJËRESHA

“Uh, jam shumë i/e shëmtuar”Tipikisht e thotë këtë që ju t’i thoni “jo zemër, ti je i/e bukur” sepse Virgjëresha do gjithnjë konfirmim.

PESHORJA

“Do rri kot dhe s’do bëj asgjë gjithë fundjavën”. Harrojeni, Peshoren do ta keni mbi banak në club-in më të famshëm të qytetit.

AKREPI

“Jam e lënduar shpirtërisht”. Le të sqarohemi: Asnjë Akrep në botë nuk e çon situatën deri aty ku mund të lëndohet shpirtërisht sepse nëse do të ndodhte kështu ju as nuk do ta dinit duke qenë se do ju kishte zhdukur tanimë.

SHIGJETARI

“Jo, s’jam me nerva”. Është dhe është shumë, ndaj mos e provokoni më tepër.

BRICJAPI

“Më pëlqen shumë të vrapoj” Jo, Bricjapi e urren aktivitetin fizik dhe e bën sa për sy e faqe.

UJORI

“Të urrej”. Kjo është mënyra se si ata thonë të dua kështu që mos e merrni shumë seriozisht.

PESHQIT

“Nuk e them” Fiks pas kësaj, nis dhe e thotë.

Poll
SHQIPENGLISH