Aktualitet

Këshilli Politik mblidhet sërish nesër, opozita pa propozime të reja

Shkruar nga Liberale
Këshilli Politik mblidhet sërish nesër, opozita pa propozime

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë konfirmuar pjesëmarrjen ditën e nesërme në mbledhjen e Kwshillit Politik, duke kërkuar që ajo të zhvillohet në orën 12:00. Edhe pse herën e fundit mazhoranca refuzoi kërkesën e opozitës, kësaj radhe prej saj nuk do të paraqitet ndonjë propzim i ri.

Opozita nga ana e saj ka këmbëngulur që Këshilli Politikë t’i drejtohet zyrtarisht ODIHR-it, që të japë një opinion për koalicionet, që ajo kërkon të mos ndryshohen.

Ndërkohë, në mbledhjen e nesërme, Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS-së, do të paraqesë propozimet konkrete për pragun elektoral, hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH