Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, në San Francisko, besojnë se kanë gjetur një shpjegim përse edhe sasitë e vogla të verës së kuqe mund të shkaktojnë dhimbje koke.
Studiuesit amerikanë raportuan se dhimbja e kokës shkaktohet nga flavonoidet fenolike, përbërës që gjenden në farat dhe membranën e kokrrave të rrushit që i japin ngjyrë dhe shije verës së kuqe. Nivelet e flavonoideve mund të jenë dhjetë për qind më të larta në verërat e kuqe sesa të bardha, zbulon hulumtimi.
Gjatë pirjes së verës, alkooli metabolizohet në dy hapa – i pari është ndryshimi i alkoolit në formën e etanolit në acetaldehid, ndërsa i dyti shndërron acetaldehidin në acetat.
Një nga studiuesit, profesor Andrew Waterhouse, kreu një studim laboratorik të disa përbërësve të gjetur në verën e kuqe.
“Mund të jetë shumë e dobishme për njerëzit që konsumojnë verë të kuqe të jenë në gjendje të zgjedhin një verë që nuk shkakton dhimbje koke. Gjithashtu, hulumtimi ynë mund të jetë i dobishëm për prodhuesit e verës në reduktimin e kuercetinës në rrushin e tyre”, tha Maurice Levin, drejtor i qendrës.