Koncerti i Dua Lipës në Toronto pati disa surpriza të pakëndshme. Disa prej fansave rrëmbyen fishekzjarrë brenda ambientit, duke i ndezur ato. Për pasojë disa persona mbetën të lënduar.
Këngëtarja u ngjit në skenë në Scotiabank Arena të mërkurën mbrëma.
Një përfaqësues i Shërbimit Policor të Torontos thotë për TMZ se ata morën një telefonatë pak para mesnatës, për fishekzjarrë në fund të shfaqjes.
Të paktën tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, por për fat të mirë, askush nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital.
Policët po punojnë me stafin e sigurisë në Scotiabank Arena për të shqyrtuar pamjet e vëzhgimit për të përcaktuar se si u futën fishekzjarrët brenda dhe kush është përgjegjës për ndezjen e tyre.
Dua ende nuk ka komentuar mbi incidentin.
[gallery columns="1" size="large" ids="1260165,1260166"]