Showbiz

I publikuan videon intime, flet ish-miss Kosova: Më erdhi një email anonim, më kërkonin para

Shkruar nga Liberale

Ish-miss Kosova, Juliana Nura u përfshi 12 vjet më parë në një skandal pas publikimit të një videoje intime me ish-të dashurin e saj. Pas kësaj ngjarje të pakëndshme, ajo u tërhoq nga jeta publike, ndërsa së fundmi është kthyer në ekran.

Në një intervistë për “Rudina”, ajo tregoi se si ndodhi gjithçka, që nga shantazhimet përmes një e-maili, deri tek mënyra sesi e mori veten pas ngjarjes së bujshme.

Ajo rrëfeu se, kur u publikua videoja ka qenë 2-3 muaj shumë keq psikologjikisht dhe emocionalisht.

"Në 2010 kisha aq shumë punë, isha emri më i përfolur. Por 2 muaj pasi u lidha me një djalë, ishte i dashuri im i parë, më erdhi një email anonim: Kemi një video intime tënden ku je me të dashurin. Kjo është video jote, nëse nuk na paguan deri pasnesër këtë shumë do e publikojmë videon. Në video isha unë duke u zhveshur për të dashurin dhe ai duke bërë të njëjtën gjë. Asgjë tjetër. Videon e kishim bërë të dy me vullnetin e plotë sepse kisha besim. Videon e kishim në laptop dhe e kishin hakeruar. Në video isha vetëm unë, ai nuk ishte. Fola me disa njerëz që kisha afër, e pagova atë shumë që ishte e madhe", tha Juliana duke treguar se e kishin shantazhuar sërish dhe i kërkonin para.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH