Këngëtarja Rezarta Shkurta ka zhvilluar një bisedë me fansat e saj në rrjetet sociale. Sipas saj, rreth 98% e pyetjeve kanë qenë në lidhje me ardhjen në jetë të një tjetër fëmije.
Mirëpo Rezarta thotë se, nuk ka në plan të ketë një tjetër fëmijë për momentin.
"Më besoni, 98% e pyetjeve që më keni bërë është për një bebe të dytë. Kam kaluar një shtatzëni traumatike, midis vuajtjeve fizike dhe regjimit të shtratit. I kam akoma shumë të freskëta ato kujtime për të nisur një të dytë", i është përgjigjur Rezarta fansave të saj. /Liberale.al