Globi

Hoti: Marr përgjegjësi të plotë për të avancuar dialogun me Serbinë

Shkruar nga Liberale
Hoti: Marr përgjegjësi të plotë për të avancuar

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka treguar se sot është miratuar Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023, teksa shkruan se prioritet ka luftën kundër pandemisë nga COVID-19 dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti shkruan se në plan afatgjatë kabineti i tij u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

Hoti gjithashtu tha se ka marrë përgjegjësinë e plotë që të çojë përpara dialogun me Serbinë bashkë me BE-në dhe SHBA-në.

Reagimi i plotë

Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ?? për vitet 2020 – 2023!

Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga #COVID19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohëshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.

Në plan afatgjatë kabineti im u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE ?? dhe SHBA ??, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH