Horoskop

Hëna e Pashkëve, ja cilat shenja të Horoskopit do të preken më shumë

Shkruar nga Liberale
Hëna e Pashkëve, ja cilat shenja të Horoskopit do të preken

Dashi

Zbulime, ndryshime dhe dilema në fushën e marrëdhënieve dhe ndoshta në bashkëpunime. Priten tensione dhe përballje, të cilat do të intensifikohen për shkak të nervave tuaja. Bëheni të padurueshëm dhe këmbëngulës, gjë që mund të sjellë probleme në marrëdhëniet me ata që ju rrethojnë, megjithëse ka shumë mundësi që këto ditë të gjenden zgjidhje të papritura për disa nga problemet tuaja.

Gaforrja

Boshti karrierë-familje ndikohet nga hëna e prillit dhe mund të keni zhvillime në çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë, marrëdhëniet dhe pronën tuaj. Duhet të balanconi familjen dhe karrierën, pasi mungesa e kufijve shkakton tension dhe konflikt me të dashurit tuaj. Vendosni realisht kufijtë tuaj dhe merrni vendimet që do t’ju bëjnë të ndiheni më të sigurt dhe më të qetë.

Peshorja

Ju mund të ndiheni sikur po arrini limitet tuaja këto ditë pasi Hëna e Plotë ndodh në shenjën tuaj. Mund të vijë fundi i një partneriteti apo lidhjeje, pasi nuk ju kënaqin më. Koha e vendimeve ka ardhur dhe ju jeni të ftuar t’i merrni ato. Për shkak se kjo periudhë është mjaft stresuese, kushtojini më shumë rëndësi shëndetit tuaj.

Poll
SHQIPENGLISH