Kryesore

Haradinaj nuk heq dorë nga synimi për t’u bërë president i Kosovës

               Publikuar në : 18:51 - 13/01/21 liberale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi sot se janë në përmbyllje të listës me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një konferencë për media, ish-kryeministri i vendit tha se synon postin e presidentit duke qenë “mbrojtës i interesave të shtetit”. Ai shtoi se AAK-ja pas zgjedhjeve do ta lërë të hapur mundësinë për koalicione me partitë politike.

“Pas zgjedhjeve nuk do të kemi vija të kuqe me asnjë subjekt politik”, tha ai.

Partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj nuk ka krijuar koalicion parazgjedhor për garën e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back