Edhe qeveria nuk e pranon se kriza njëvjeçare politike është shndërruar në krizë kushtetuese dhe institucionale, disa nga aktet e socialistëve konfirmojnë limbo-n legale të krijuar pas efekteve të Reformës në Drejtësi.
Është bërë pothuaj e zakonshme që në faqen zyrtare online të Komisionit të Venecias të shfaqet herë pas herë një kërkesë nga Shqipëria për të zgjidhur konfliktet ligjore të vitit të fundit.
Më e freskëta ishte kërkesa e djeshme e Presidentit, Ilir Meta për emërimin e gjykatësve kushtetues, çka u shoqërua në nëntor me një përplasje të ashpër në terma ligjorë dhe penalë mes Presidencës dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale