Aktualitet

Gjermania arreston tre mbështetës të ISIS

               Publikuar në : 19:55 - 12/11/19 ro ot

Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre persona të dyshuar si mbështetës të grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS). Dyshohet se të rinjtë kishin përgatitur kryerjen e sulmeve me bomba kundër “jomyslimanëve”.

“Operacioni është kryer në kohën e duhur për të parandaluar rrezikun.”tha prokurorja e Frankfurtit, Nadja Niesen, teksa shtoi se ata po planifikonin sulme në rajonin Rhine-Main me qëllim të vrasjes “të sa më shumë, të të ashtuquajturve jobesimtarë”.

Policia ka boshatisur tri apartamentet e tyre në qytetin Ofenbah dhe i dyshuari kryesor, është një 24 vjeçar, shtetas gjerman me origjinë maqedonase. Besohet se ai ka siguruar materialet që nevojiten për të përgatitur eksploziv, dhe ka bërë kërkime në internet për armë të zjarrit, ndërsa dy të rinjtë e tjerë janë shtetas turq.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back