Politikë

Etilda Gjonaj: Po kërcënohen prokurorët, SPAK sot ka nevojë për mbështetje!

Shkruar nga Liberale
Etilda Gjonaj: Po kërcënohen prokurorët, SPAK sot ka nevojë

Deputetja socialiste Etilda Gjonaj ka bërë thirrje për të mbështetur SPAK-un, pasi sipas ish-ministres së drejtësisë, sot po jepen rezultatet e para.

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Gjonaj shkruan se prokurorë të ndryshëm çdo ditë marrin kërcënime nga krimi i organizuar që ka vepruar dhe vepron lirisht në vendin tonë.

“Sot më shumë se kurrë, prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje! Teksa dëgjon kërcënime me jetë që marrin prokurorët, kupton mjaft mirë se sistemi i ri i drejtësisë që është ngritur është përgjigja e duhur ndaj krimit dhe veçanërisht ndaj krimit të organizuar”, shkruan Etilda Gjonaj.

Vetëm pak javë më parë në media qarkullo një lajm se Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar për shkak se ka marrë kërcënime për jetën e tij, por këto thashetheme mediatike më pas u mohuan nga kreu i SPAK-ut.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH