Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan, priti në vilën e tij në Stamboll, homologun serb, Aleksandër Vuçiq. Erdogan nuk dha shumë detaje rreth takimit, ndryshe nga Vuçiq.
Presidenti serb konfirmoi se palët diskutuan për dialogun Prishtinë-Beograd dhe rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje kompromisi. Kjo vizitë vjen pasi Erdogan tha se do të ndihmojë Kosovën në arritjen e njohjeve të reja për pavarësinë. Ndër të tjera, dy presidentët folën edhe për thellimin e bashkëpunimit në një sërë fushash, por me fokus të veçantë në ekonomi.
Vuçiq nënvizoi se në vitin e fundit, niveli i shkëmbimeve tregtare ishte në 1.3 miliardë euro, ndërsa paraqiti synimin që këtë vit të jetë 2 miliardë. Ndër të tjera paralajmëroi dhe një vizitë zyrtare të presidentit turk në Serbi brenda këtij viti.