Globi

Ekspozita që po e bën Prishtinën një galeri arti ndërkombëtare

Shkruar nga Liberale
Ekspozita që po e bën Prishtinën një galeri arti

Një shtëpi e ndërtuar mbi ndërtesën e ish qendrës tregtare “Gërmia” në qendër të Prishtinës, synon të përçojë mesazhin për problemin me të cilin përballet kryeqyteti i Kosovës tash e 23 vjet pas luftës. Projekti me emrin “above everyone” apo "mbi të gjithë” është realizuar nga artisti Alban Muja.

“Kjo shtëpia që është ndërtuar mbrapa mbi ish ndërtesën e Germisë apo qendrës tregtare të Gërmisë, e cila pas lufte ka pasur disa funksisone të ndryshme e cila ka qenë një objekt që në një farë mënyre ka një histori por mbledh në vete edhe memorie kolektive të qytetarëve të Prishtinës, pra është një tjetër mbindërtim prej mbindërtimeve të shumta që janë bërë që nga viti 1999 e deri më sot në Prishtinë por edhe jashtë saj”, tha ai.

Ai thotë se shpreson që kjo vepër do të zgjojë debate rreth asaj se çfarë ka ndodhur në Prishtinë pas vitit 1999.

“Qëllimi ynë nuk është me glorifiku këtë me një mbindërtim tjetër por me ngritë debat që njëherë e mirë t’i gjindet një zgjidhje, jo vetëm të atyre që janë shtyrë për t’i ndërtuar por edhe atyre që kanë s hskelur ligjin pëër të bërë mbindërtim pasi që pas 23 vitesh do të ishte e pamundër me i largu dhe me i rrëzu këto mbindërtime por ndoshta me hap një diskutim pa e glorifiku se çka do të ndodh me këto mbindërtime”,tha ai.

Projekti i artistit Muja është pjesë “Manifesta 14” që sivjet po mbahet në Prishtinë, me një program 100 ditësh të artit, shfaqjeve, ngjarjeve dhe punëtorive me qëllim të fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirën publike. Kjo është hera e parë që Manifesta po mbahet në një qytet të Ballkanit Perëndimor.

Drejtoresha e kësaj bienaleje, Hedwig Fijen, tha gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes të mbajtur mbrëmë në Prishtinë, se Manifesta synon të kthej hapësirën publike për qytetarët.

“Siç e dini Manifesta bazohet në katër shtylla, që përfshijnë ish-fabrikën e tullave, hotelin ikonë Grand Hotel Prishtina, qendra për praktika narrative në ish-bibliotekën “Hivzi Sylejmani” dhe një pjesë të 24 hapësirave gjelbëruese gjithandej qytetit të Prishtinës. Ne kemi zgjedhur këto vende që të sigurohemi që të ju tregojmë se si ta rimerrni qytetin tuaj”, tha ajo.

Organizatorët e Manifestas thonë se gjithmonë synojnë të zgjedhin qytetet pritëse të cilat shpesh anashkalohen.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se Manifesta e ka përfshirë kryeqytetin në mesin e qyteteve tjera evropiane dhe do t’u jap mundësi artistëve vendas të shpalosin artin e tyre.

“E cila po ashtu përveç që ka pru artist të ndryshëm botërore këtu e ka kriju edhe një platformë fantastike për artistët tonë të vendit, një numër i artistëve tanë janë tashmë pjesë e Manifestës 14 e cila përkundër problemeve që kemi me viza tash do të jenë nëpër media botërore artistët tanë”, tha ai.

Artistët thonë se Manifesta do të sjellë shumë gjëra pozitive për Prishtinën.

“Ne e dimë që Manifesta është njëra prej tri apo katër organizimeve më të mëdhaja në botë të artit dhe kulturës në përgjithësi dhe për të mirëpritur Manifestën ka qenë dashur të konkurohet dhe fati që Prishtina e ka fitu këtë mundësi jo vetëm për shkak të mundësisë apo vizibilitetit por edhe për shkak të vendosjes në hartë të Prishtinës në një kontekst krejt tjetër I kulturorë, artistik. Ne shohim Prishtinën që është vërshuar nga artdashësit, artistët, kritikët, historianëve të artit por edhe qytetarëve të thjeshtë jo vetëm të rajonit por gjithë botës”, tha artisti Alban Muja.

Në “Manifestën e 14”, pritet të marrin pjesë rreth 100 pjesëmarrës nga 30 shtete, shumica nga Ballkani Perëndimor. /VOA/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH