Aktualitet

E rëndë në Gramsh/ Mbytet një 40-vjeçar në Liqenin e Banjës

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Gramsh/ Mbytet një 40-vjeçar në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gramsh. Një 40-vjeçar është mbytur në Liqenin e Banjës.

Viktima është shtetasi me inicialet V.K., banues në fshatin Zamsh. Sipas Policisë, 40-vjeçari është mbytur në mënyrë aksidentale.

Policia, zjarrfikësit dhe RENEA po punojnë për nxjerrjen e trupit.

Informacioni paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH