Showbiz

Dasëm në horizont? Monika Lubonja tregon detajin që ngre dyshime (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku vazhdimisht ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj personale ashtu edhe profesionale.

Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBV” ka treguar që është beqare prej disa kohësh, ndërsa së fundmi gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, është pyetur se kur do të bëhet nuse?

“Kur do të na bëhesh nuse me vello”, e ka pyetur ai.

“Ja të shikojmë nga 24 tani”,  i është përgjigjur aktorja, ndërsa nuk dihet nëse ajo e ka thënë këtë në kuadrin e një shakaje apo mos vallë kemi ndonjë dasmë në horizont? Gjithsesi kjo mbetet për t'u parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH