Aktualitet

Certifikata pronësie false, dënohen zyrtarët e hipotekës së Korçës

Shkruar nga Liberale
Certifikata pronësie false, dënohen zyrtarët e hipotekës

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.8 vite burg në total ish-zyrtarët e hipotekës së Korçës, të përfshirë në veprimtari kriminale dhe falsifikim të dokumenteve. Të dënuarit janë: Ersild Gorari, Arsidesa Hysi, Erjon Arifi, Eriston Ziu dhe Andrea Zallemi.

Ndërsa për ish-krye regjistruesin e Korçës, Lefton Bardho hetimi është pushuar për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve.

Sipas dosjes hetimore, Ersild Gorari, një punonjës i hipotekës së Korçës i vënë nën akuzë fillimisht, për “Shpërdorim detyre”, ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë të gjithë skemën e korrupsionit dhe falsifikimit të certifikatave të pasurive në hipotekën e Korçës.

Nga verifikimi në sistem është konstatuar se zyrtarët e hipotekës Korçë, pajisnin me certifikata pasurie, qytetarë të cilët nuk kishin aplikuar asnjëherë dhe s’kishin bërë ndonjë pagesë për këtë shërbim.

Personat e dënuar

1. Ersild Gorari, dënohet me 4 vite burgim. Me gjykim të shkurtuar 3 vjet burgim dhe 3 vjet heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

2. Arsidesa Hysi, dënohet me 3 vjet burgim, por me gjykim të shkurtuar Hysi u dënua me 2 vjet burg dhe 3 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike

3. Erjon Arifi, dënohet me 3 vjet burgim, por me gjykim të shkurtuar përfundimisht është dënuar me 2 vite vite burgim dhe 3 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

4. Eriston Ziu dënohet me 8 muaj burgim për “Falsifikim dokumentesh”

5. Andrea Zallemi dënohet me 150 orë punë të detyruar në bashkinë Korçë.

6. Gjykata ka vendosur pushimin e çështjes për Leftjon Bardhon, për mungesë provash. Bardho, ish-kreu I hipotekës së Korçës./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1118809,1118807"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH