Bota

Trump zhvillon një bisedë telefonike me Justin Trudeau

Shkruar nga Liberale

Trump zhvillon një bisedë telefonike me Justin Trudeau

Presidenti Donald Trump do të zhvillojë një bisedë telefonike me Kryeministrin kanadez  Justin Trudeau, ndërsa liderët e Kanadasë po përpiqen të përgatiten për një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Trump përmendi bisedën e planifikuar pasi u kthye në Uashington nga Florida ,të dielën mbrëma dhe zyra e Trudeau konfirmoi se një telefonatë ishte planifikuar.

“Kanadaja ka qenë abuzive me Shtetet e Bashkuara për shumë vite”. theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ai e përshkroi marrëdhënien tregtare midis dy vendeve si një “rrugë njëkahëshe”.

Trump nënshkroi urdhra ekzekutivë të shtunën në mbrëmje për të goditur Kanadanë me detyrime të dëmshme, prej 10 për qind për energjinë dhe 25 për qind për gjithçka tjetër.

Ato hyjnë në fuqi të martën, kur zbatohen tarifat amerikane.

 

Poll
SHQIPENGLISH