Globi

Trump s’i ndahet telasheve, rrezikon një tjetër gjobë, shkak atletet e reja

Shkruar nga Liberale

Trump s’i ndahet telasheve, rrezikon një tjetër gjobë,

Ish-presidenti Donald Trump, pak pasi u gjobit 355 milionë dollarë nga drejtësia amerikane, ka nxjerrë në treg atlete të reja të markës Trump në “Sneaker Con”. Ish-presidenti u prit me brohoritje të forta në Qendrën e Konventave në Filadelfia, teksa prezantoi ato që ai i quajti këpucët e para zyrtare të Trump.

Atletet me ngjyrë ari me shkëlqim dhe me një detaj të flamurit amerikan në anën e pasme, shiten si “Never Surrender High-Tops” për 399 dollarë në një uebsajt të ri që shet gjithashtu këpucë të tjera të markës Trump dhe parfum “Victory47” për 99 dollarë një shishe.

Trump s’i ndahet telasheve, rrezikon një tjetër gjobë,
Mirëpo një detaj në dizajnin e atleteve, duket se shumë shpejt do t’i hapë probleme ish-presidentit. Duke parë përtej trupit të artë të atleteve “Never Surrender High-Top”, dizajni me yje dhe vija që mbështillet rreth kyçit të këmbës tabani me ngjyrë të kuqe, mund t’i shtojë një tjetër gjobë arkës së të ardhurave të ish-presidentit.

Ky element i veçantë i dizajnit është nënshkrimi i mirëfilltë i një marke tjetër këpucësh, Christian Louboutin
Marka ka të drejtë ka padisë dhe të kërkojë dëmshpërblim për imitim të ‘brand-it’ të tij dhe kjo nuk ka për t’i pëlqyer aspak ish-presidentit.

Vendimi për të nxjerrë në treg atletet e markës ‘Trump’ në ‘Sneaker Con’ erdhi një ditë pasi një gjykatës në Nju Jork urdhëroi Trumpin dhe kompaninë e tij të paguanin një gjobë prej 355 milionë dollarësh.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH