Globi

Trump dhe Zelensky bisedë telefonike, pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Liberale

Trump dhe Zelensky bisedë telefonike, pas përplasjes në

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky po zhvillojnë një bisedën telefonike dhe biseda ka në fokus luftën në Ukrainë, shkruan BBC .

Ndërkohë, një ditë më parë, Trump bisedoi përmes telefonit për gati 90 minuta me presidentin rus, Vladimir Putin. Përmes një postimi në rrjetin “Truth Social”, Trump u shpreh se me Putin ra dakord për një armëpushim të menjëhershëm në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, me mirëkuptimin se do të punojnë shpejt për të arritur një armëpushim të plotë dhe një fund në luftë.

Sot pata një bisedë shumë të mirë dhe produktive me Presidentin Putin të Rusisë. Ne ramë dakord për një armëpushim të menjëhershëm në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, me mirëkuptimin se do të punojmë shpejt për të arritur një armëpushim të plotë dhe, në fund, një FUND për këtë luftë të tmerrshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha president!

U diskutuan shumë elemente të një Marrëveshjeje për Paqe, përfshirë faktin se mijëra ushtarë po humbin jetën, dhe si Presidenti Putin ashtu edhe Presidenti Zelenskyy duan që kjo të marrë fund.

Ky proces tani është në fuqi dhe po ecën përpara, dhe shpresojmë, për hir të njerëzimit, ta çojmë deri në fund”, tha një ditë më parë  Trump. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH