Globi

TRONDITËSE/ Vëllai qëllon për vdekje motrën pas sherrit për dhuratat e Krishtlindjes

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ Vëllai qëllon për vdekje motrën pas sherrit

Një tragjedi ka ndodhur natën e Krishtlindjeve në SHBA, ku një 23 vjeçare është qëlluar për vdekje nga vëllai i saj 14-vjeçar. E gjitha kjo sipas medieve të huaja, ka ndodhur pas një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve.

Por pas kësaj, vëllai tjetër, 15 vjeçar ka qëlluar me armë 14-vjeçarin duke e lënë të plagosur. Autoritetet thanë se sherri ka nisur pas një vizite në dyqanet për dhuratat e Krishtlindjeve. 

Fiillimisht konflikti ka nisur mes dy vëllezërve më pas ka ndërhyrë motra. 14 vjeçari e ka qëlluar motrën e cila po mbante në dorë foshnjën e saj 10 muajshe, e cila fatmirësisht nuk u prek nga të shtënat.

Tashmë 14-vjeçari akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe përdorim të paligjshëm të armës, ndërsa vëllai i tij 15-vjeçar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Poll
SHQIPENGLISH