Globi

TRAGJIKE/ Shpërthen ngrohësja me gaz në restorant, gjashtë të vdekur dhe tetë plagosur në Çeki

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ Shpërthen ngrohësja me gaz në restorant, gjashtë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Çeki, ku gjashtë persona kanë vdekur nga një shpërthim dhe zjarri në një restorant në Republikën Çeke.

Tetë persona u plagosën gjithashtu dhe u dërguan në spital, sipas zjarrfikësve. Sipas deklaratave fillestare të dëshmitarëve, një ngrohës me gaz ishte rrëzuar dhe më pas bombola e saj ka shpërthyer.

Zjarri ka rënë mesnatën e së shtunës. Sipas shërbimeve të urgjencës, flakët u përhapën jashtëzakonisht shpejt. Aksidenti ndodhi në një restorant në qendër të qytetit industrial Most (Brüx), i cili ndodhet rreth 60 kilometra në jug të Dresdenit.

Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan shkroi në X se ishte në kontakt me zjarrfikësit dhe policinë. Rreth 30 persona arritën të shpëtojnë nga restoranti dhe ndërtesat aty pranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH