“Aleksandri i Madh kurrë nuk bëri çfarë tha, Jul Çezari kurrë nuk tha çfarë bëri!”
Është kjo thënie e përzgjedhur si Thënia e Ditës, nga Niccolò Machiavelli (3 maj 1469 - 21 qershor 1527).
Aleksandri i Madh i Maqedonisë dhe Jul Çezari i Romës ishin dy nga udhëheqësit, strategët ushtarakë dhe pushtuesit më të mëdhenj në histori.
Machiavelli ishte shkrimtar i Rilindjes. Ai ishte diplomat dhe zyrtar në periudhën Medici të Republikës së Firences.
Machiavelli është më i njohur për shkrimet rreth filozofisë politike. Ai gjithashtu shkroi poezi, drama, këngë karnavalesh, libra historie, libra shkencorë ushtarakë dhe disa nga letrat personale më të njohura në gjuhën italiane. Libri i tij më i njohur është Princi i shkruan në vitin 1513. Nuk u botua deri në vitin 1532, pesë vjet pas vdekjes së tij.