Globi

Shpërthim i FUQISHËM, tetë ushtarë izraelitë vriten në Gaza

Shkruar nga Liberale

Shpërthim i FUQISHËM, tetë ushtarë izraelitë vriten

Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë brenda Gazës, ka konfirmuar ushtria izraelite. Sipas ushtrisë izraelite, ushtarët u vranë në një shpërthim në qytetin jugor të Rafah.

Tetë të vdekurit besohet se kanë qenë duke vozitur në një autokolonë pas një ofensive gjatë natës kundër Hamasit dhe kanë vdekur brenda një automjeti të blinduar.

Bëhet e ditur se ky sulm vjen në mes të ofensivës së vazhdueshme të Izraelit atje dhe operacionit të tij për të shpëtuar pengjet e mbetura të marra nga militantët e Hamasit më 7 tetor, shkruan skynews.

Ndryshe, më shumë se 37 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi në Gazë. Ndërsa incidenti i fundit konsiderohet si më vdekjeprurësi për ushtarët izraelitë që nga janari, kur 21 ushtarë u vranë nga shembja e dy ndërtesave në Gazën qendrore.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH