Globi

Shok me Alket Rizain dhe në kërkim për vrasje, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi, "Takis" vrau 2 persona në 2014

Shkruar nga Liberale

Shok me Alket Rizain dhe në kërkim për vrasje, kush

Policia greke ka arrestuar pasditen e së martës një shqiptar 48-vjeç në aeroportin ndërkombëtar të Athinës.

Mediey greke raportojnë se 48-vjeçari është bashkëpunëtor i Alket Rizait, i njohur ndryshe si “Takis”, i cili në vitin 2014 kishte vrarë dy persona me një shpërthim bombë në Smart.

Ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti nga viti 2021 pasi akuzohej për vrasje me dashje.

Por kush është “Takis”?

Ralf  Feruku, i njohur edhe si “Takis” akuzohet  për vrasjen e ndodhur në “Joy Bar” në tetor 2017. Në orët e para të 8 tetorit 2017, “Takis” pretendohet se shkoi në “Joy”, një lokal i njohur në Glyfada, ku edhe kishte lënë një takim me pronarët. Me ta dyshohet se kishte mosmarrëveshje lidhur me çështje të trafikut të drogës.

Në debat e sipër ndaj tyre, ai qëlloi të paktën 4 herë me armën e tij, duke shënjestruar dy pronarët, por vrau vetëm një dhe plagosi tjetrin. Bashkë me ta, nga plumbat u prekën edhe dy klientë, të cilët fatmirësisht shpëtuan. Nga të shtënat humbi jetën Roland Shëmbitrasi, ndërsa i plagosur mbetir Gjergji Kapaj.

Shqiptari Feruku u kap brenda një makine së bashku me Alket Rizanin dhe një shtetas grek. Pasi kontrolluan makinën, efektivët grekë kuptuan se kishin kapur një person që kërkohej prej vitesh, ndërsa Rizai rezultoi se kishte dalë nga burgu 5 ditë me leje nga autoritetet greke. Greku që shoqëronte Rizain ishte Vasili Varelas, edhe ky me leje nga burgu. Varelas është një nga kriminelët më të njohur grek, pasi njihet si personi që në 2011 dha urdhër të ekzekutoheshin babë e bir, shqiptarë, Fillim dhe Oligert Mesaja.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH