Globi

Revolucioni francez dhe historia e thënies së famshme “shteti jam unë” nga Luigji XIV (para se t’i pritej koka në gijotinë)

Shkruar nga Liberale

Revolucioni francez dhe historia e thënies së famshme “shteti

Më 9 gusht 1792 – Asambleja franceze bën thirrje për revolucion dhe për rrëzimin e mbretit Luigj XVI. Të nesërmen, më 10 gusht, turmat pariziane hynë me dhunë në Pallatin Tuileries - kapën mbretin, duke masakruar Rojet e tij zvicerane.

Luigji XIV ishte i 3-treti mbreti i Francës dhe i Navarra-s nga famiglia Borbone, mbretëroi nga 14 maji 1661 deri në vdekje. U quajt "Mbreti Diell" (në frëngjisht Le Roi Soleil) ose Mbreti Luigj i Madh (në frëngjisht Louis Le Grand). Djali i parë i mbretit Luigji XIII i Francës dhe mbretëreshës Anna e Austrisë, që ishte goca e mbretit Filipo III i Spanjës. Mbretëria e tij (më shumë se 72 vjet) është mbretëria me e gjate e dokumentuar në Europë.

Biri i mbretit Luigji XIII dhe e mbretëreshës Anna e Austrisë, lindja e tij u duk e jashtëzakonshme dhe shumë e çuditshme sepse ndodhi 23 vjet pas martese. Por edhe sepse mbretëresha nuk kishte lindur ende asnjë fëmije derisa lindi ai. Lindja u duk si një mrekulli dhe ky fakt e çoi babain ta quante "Louis Dieudonné" sepse dukej si një dhurate nga qielli. Në moshën 5-vjeçare ai përballet me vdekjen e babait. Kjo vdekje e papritur do ta kurorëzonte Luigjin mbret në një moshe tepër te vogël, në fakt për ta drejtuar Francën u emërua udhëheqëse e vendit e ëma Anna, e cila e ndau në këtë detyrë me ministrin e parë, Kardinali Mazzarino. Ky i fundit e mbajti për shumë vjet në dorë qeverinë e Francës dhe u bë një njëri me shume influencë në politiken franceze. Pas vdekjes së Kardinalit më 9 mars 1661, Luigji mori të gjitha fuqitë e Kurorës.

Gjatë viteve 1648 deri në vitin 1652 Franca, sidomos Parisi, ishte shkëndija e revoltimit te Fronde-s. Sipas të dhënave historike, disa frondiste.

Luigji qeverisi për shtatedhjetë e dy vjet radhazi shtetin e Francës, me shume se çdo tjetër mbret i Francës. Me 10 qershor 1660 u martua me gocën e mbretit spanjoll Filippo IV, Maria Teresa. Martesa nuk u prit mirë nga Luigji i cili ishte i dashuruar pas mbesës se Kardinalit Mazzarino, Maria Mancini. Mbreti gjithsesi nuk kujtohet si shembull i besnikërisë martesore.

Voltaire e quajti Luigjin e XIV "le grand siècle". Gjate mbretërisë se tij Franca u be dominuese dhe model kulture për te gjithë Europën bashkë me Anglinë. Fjalia me e famshme që i kujtohet është "L'état, c'est moi !" (Shteti jam unë), është me shumë mundësi që kjo fjali i është qepur nga persona të tjerë sepse gjatë mbretërisë së tij u përparuan te drejtat publike. Por më shume e vërtet duket fjalia tjetër e cila thotë "Je m'en vais, mais l'État demeurera toujours" (Unë do të iki, por shteti do të zgjasë përgjithmonë).

Gjatë Revolucionit mbreti thërritet me nofkën “Luigji Capeto” i pasardhësi i Ugo Capetos, themeluesit të dinastisë, kjo për ta ulur figurën e mbretit të Francës, të cilin e quanin edhe Luigji i Fundit. Ditën kur u arrestua, sepse tentoi te arratisej nga Franca në drejtim të Belgjikë-s, me 10 gusht i hiqen të gjitha fuqitë që përfitonte nga monarkia.

26 deputetë munguan në votim, disa abstenuan, sepse mendonin se ishin zgjedhur për të bërë ligje dhe jo për të gjykuar. 26 deputetë bashkëngjiten kushte për votat e tyre. Të 690 deputetët e mbetur votuan “po, fajtor”. Asnjë deputet nuk votoi “jo”. Lidhur me masën e dënimit, 310 deputetë kërkuan mëshirë, por 380 të tjerë votuan për dënim me vdekje. Më 21 janar 1793, mbretit iu pre koka nga gijotina në Sheshin e Revolucionit. Ekzekutuesi Henri Sanson, dëshmoi se ish-mbreti e kishte takuar trimërisht fatin e tij.

Përgatiti: Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH