Pak orë pas atentatit ndaj Donald Trump, kandidatit republikan për presidencën e Shteteve të Bashkuara, FBI bëri publik emrin e njeriut që e qëlloi, quhej Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç dhe vinte nga Bethel Park, një qytet në jug të Pitsburgut rreth një orë me makinë nga Butler, Pensilvani, ku edhe ndodhi sulmi.
Crooks u vra nga Shërbimi Sekret, agjencia qeveritare që merret me sigurinë e presidentit, zv-presidentit dhe ish-presidentëve. Informacioni rreth tij aktualisht është i pakët dhe nuk është i mjaftueshëm për të kuptuar arsyet pse ai qëlloi.
“Hetimi është ende në vazhdim”, tha FBI në një deklaratë. FBI deklaroi vetëm se Crooks qëlloi nga një “pozicion në lartësi” dhe se më pas u vra menjëherë. Disa video të publikuara në rrjetet sociale dhe të verifikuara nga gazetat amerikane, përfshirë Neë York Times, tregojnë një burrë të shtrirë pa lëvizur në çati, me shumë gjasa, pasi është qëlluar nga agjentët e sigurisë.
BREAKING: A new video allegedly shows Trump's shooter crawling on a roof with the rifle. An open roof this close to the stage and secret service didn't care?
— George (@BehizyTweets) July 13, 2024
Make of that what you will pic.twitter.com/2ZVtYCQ7yI
Një video tjetër, e publikuar nga faqja e tabloidit TMZ dhe e marrë më pas nga gazeta të ndryshme, përfshirë edhe BBC-në, duket se tregon agresorin ende gjallë, pikërisht në momentin kur sapo qëllon. Në video dëgjohen britma të shumta nga njerëzit përreth, të cilët vëzhgojnë skenën nga poshtë godinës ku ndodhet sulmuesi dhe disa raste ia mbathin.
Sipas rindërtimeve mjaft të besueshme të bëra nga mediat amerikane, ndërtesa ku ishte vendosur Crooks, me sa duket një parafabrikat, ishte rreth 120-150 metra nga skena ku po fliste Trump. Takimi zgjedhor ku ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara po merrte pjesë, ndodhej pak jashtë Butler, në një zonë ku po zhvillohej një panair vjetor bujqësor, i quajtur Butler Farm Show.
Disa nga pjesëmarrësit në miting thanë se kishin vënë re dikë që ishte fshehur në çatinë e parafabrikatit dhe se ishin përpjekur gjithashtu për të sinjalizuar disa nga anëtarët e Shërbimit Sekret, por ishte një përpjekje pa sukses.
Me shumë gjasa, Crooks u vra nga snajperët e Shërbimit Sekret që ishin vendosur në një ndërtesë pranë skenës. Në imazhin e mëposhtëm, pika 1, tregon pozicionin e snajperistëve, nga ku me shumë mundësi qëlluan agresorin, pika 2 është ajo e sulmuesit dhe pika 3, është ajo e podiumit të Trump.
Burimet nga policia thanë për Neë York Times se një pushkë gjysmë automatike AR-15, një armë shumë e ngjashme me një pushkë lufte, u gjet pranë viktimës. Të njëjtat burime thanë se një tip i tillë arme është përdorur edhe në shumë ngjarje të tjera në SHBA. Gjithashtu, Associated Press, shkruan se në shtëpinë dhe makinën e Crooks u zbuluan disa lloje materialesh që mund të prodhohej lëndë plasëse.
Informacioni për Crooks është i pakët dhe FBI nuk ka dhënë më shumë detaje. Duke iu referuar emrit dhe mbiemrit të tij, media amerikane konsultoi regjistrat elektoral, duke zbuluar se ai ishte i regjistruar në listat zgjedhore si votues i Partisë Republikane. Në vitin 2021, megjithatë, kishte dhuruar 15 dollarë për një grup që mbështet Partinë Demokratike.
Nuk dihet nëse ka lënë ndonjë letër, pretendim apo komunikim të çfarëdo lloji. Associated Press pyeti degët e ndryshme të ushtrisë amerikane, nëse Crooks kishte shërbyer ndonjëherë, por emri i tij nuk u rendit në asnjë prej tyre. Veshja e tij dhe lloji i armës së përdorur fillimisht u hamendësua se Crooks mund të ketë marrë një trajnim ushtarak.
Policia ka rrethuar rrugën në Bethel Park, ku ndodhet shtëpia e familjes Crooks, me qëllim për të ndaluar ndërhyrjen e gazetarëve dhe kuriozitetin e qytetarëve./ Përgatiti Liberale.al/