Globi

PREKËSE/ Publikohet MOMENTI kur 20-vjeçari shqiptar rrëzohet në tokë, pasi u rrah nga të rinjtë në Greqi

Shkruar nga Liberale

PREKËSE/ Publikohet MOMENTI kur 20-vjeçari shqiptar rrëzohet

Publikohet video e momentit të rrëzimit në tokë të 20-vjeçarit shqiptar, Orgito Lloci në Kretë, pas sherrit me dy 24-vjeçarë grekë.

20-vjeçari në videon e publikuar nga creta24.gr, shihet duke ecur i mbështetur nga një burrë në mes të rrugës, duke iu afruar trotuarit përballë dhe më pas rrëzohet para një dyqani.

Burri i cili ndodhej me të e kap para se ai të bjerë, ndërsa përpiqet ta ndihmojë.

Njerëzit mblidhen në vendngjarje, thërrasin urgjencën dhe të gjithë përpiqen të ndihmojnë 20-vjeçarin, por ai humbet ndjenjat në sekonda.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu shqiptar nuk arriti dot të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.

Për më tepër shikoni VIDEON: 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH