Nga sulmet ajrore izraelite u vranë 32 persona në Rripin e Gazës, tha të premten ministria e shëndetësisë.
Luftimet u ndezën nga veriu në jug të territorit bregdetar ndërsa vazhdojnë bisedimet për arritjen e një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha se “32 martirë, shumica prej tyre fëmijë dhe gra, u dërguan në spitale gjatë natës, për shkak të masakrave të vazhdueshme” nga forcat izraelite.
Mediet e Hamasit raportuan “më shumë se 70 sulme ajrore” në disa pjesë të territorit. Kjo përfshinte vendndodhje në qytetin e Gazës në veri, kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër, së bashku me Khan Younis dhe Rafah në jug, tha Hamasi.