Globi

Nga çfarë vdiq Genghis Khan në të vërtetë?

Shkruar nga Liberale

Nga çfarë vdiq Genghis Khan në të vërtetë?

Përshtati për Liberale.al, Laert Miraku

Mes shumë legjendave të përhapura për vdekjen e udhëheqësit dhe sundimtarit të madh mongol Genghis Khan, tani shfaqet një teori që duket më e besueshme.

Temüjin Borjigin, ky është emri i pagëzimit i një prej udhëheqësve më të famshëm të të gjitha kohërave, i cili ka themeluar dhe qeverisur perandorinë mongole, e dyta më e madhe në histori. I lindur në 1162, Genghis Khan u emërua në 1206 sovran universal. Nën udhëheqjen e tij perandoria mongole arriti kufijtë e Oqeanisë dhe Evropës në pak më shumë se njëzet vjet . Megjithatë, vdekja e tij, e cila ndodhi në 1227, është e mbuluar me mister: me vullnetin e tij askush nuk e di se ku u varros dhe gjatë shekujve kanë lindur legjenda të pafundme, disa më të besueshme, të tjera më pak, për shkaqet që çuan në fund. Disa thonë se ai vdiq nga plagët e marra pasi u rrëzua nga kali ndërsa luftonte me forcat kineze; të tjerë thonë se vdiq pas një plage të infektuar; madje ekziston një hipotezë sipas së cilës ai u gjakos për vdekje pasi u tredh nga një princeshë e perandorisë Tangut.

SEKRETET DHE MISTERET. Shkaku i vërtetë i vdekjes së Genghis Khan, sipas një studimi të botuar në Revistën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive, mund të jetë shumë më pak madhështore sa ishte menduar më parë: murtaja do ta kishte vrarë atë. "Të gjitha këto legjenda ndoshta janë shpikur më vonë dhe nuk e konsiderojnë një fakt të rëndësishëm shkakun real," shpjegojnë studiuesit nga Universiteti Flinders në Adelaide (Australi) në studim. "Familja e Genghis Khan e ishte të ndaluar të fliste për vdekjen e tij, pasi ajo ndodhi në një moment vendimtar kur mongolët ishin gati të pushtonin Xia-n perëndimore, një perandori kundër së cilës ata kishin luftuar për njëzet vitet e fundit".

Ndoshta edhe për shkak të këtij konfidencialiteti nuk kemi shkrime apo dëshmi që përshkruajnë qartë shkaqet e vdekjes së Genghis Khan. Duke iu përmbajtur sa më shumë burimeve të caktuara dhe duke lënë mënjanë thashethemet, studiuesit kërkuan informacion midis faqeve të një prej shtyllave të historisë kineze, Historisë së Juanit, një nga 24 veprat zyrtare që përbëjnë historinë e Kinës. Në këtë libër thuhet se Khan kishte ethe nga 18 deri më 25 gusht 1227 dhe se tetë ditë pas fillimit të sëmundjes, ai vdiq.

PANDEMIA E MURTAJËS.  Disa studime të mëparshme kishin hipotezuar vdekjen për shkak të etheve tifoide, por studimi i Universitetit Flinders e mohon këtë hipotezë, duke pretenduar se përveç temperaturës, nuk do të përmendeshin simptomat tipike të sëmundjes, si të vjellat apo dhimbjet e stomakut. “Duke marrë parasysh faktin se murtaja goditi ushtrinë e tij që në vitin 1226, një diagnozë më e arsyeshme retrospektive sugjeron se ky ishte shkaku i vdekjes”, thuhet në studim.

Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e marrjes gjithmonë në konsideratë të sëmundjeve pandemike, edhe kur hetohen vdekjet misterioze të figurave të mëdha historike, ky do idhte veprimi i duhur sesa në vend të kësaj "të imagjinojmë ngjarje të jashtëzakonshme dhe specifike”.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH