Vatikani ka ndarë imazhin e parë të Papa Françeskut që prej shtrimit të tij në spital më shumë se një muaj më parë. Në foto shihet udhëheqësi i kishës katolike duke u lutur në dhomën e tij të lutjes të dielën në mëngjes.
Papa 88-vjeçar po trajtohet në spitalin Xhemelli në Romë dhe nuk ishte pare ne publik që nga momenti i shtrimit.
Mjekët thonë se ai nuk është më në një gjendje kritike, pasi po kurohet nga bronkiti dhe pneumonia e dyfishte.
Edhe më herët, Papa tha se ai po përballej me një periudhë të vështirë dhe shprehu falënderimet e tij për lutjet e besimtareve që po e ndihmojnë gjatë kësaj kohe.
Bergolio është përballur edhe me parë me problem shëndetësore respiratore, pasi ka hequr një pjesë të mushkërisë kur ka qenë i ri.
Pavarësisht betejave të tij me shëndetin, miqtë dhe biografët e afërt me Papën kanë këmbëngulur se ai nuk ka në plan të tërhiqet. Dhe, pavarësisht shëndetit të tij të brishtë, Papa ka vazhduar punën e tij nga spitali.