Globi

Kërcënimet ruse dhe kineze, paralajmëron NATO: Do i tregojmë dhe ne botës arsenalin tonë të armëve!

Shkruar nga Liberale
Kërcënimet ruse dhe kineze, paralajmëron NATO: Do i tregojmë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se: "Do i tregojmë edhe ne botës arsenalin tonë të armëve”.

Këto deklarata erdhën pas kërcënimeve në rritje që vijnë nga Rusia dhe Kina, dy shtete që po forcojnë aleancat e tyre ushtarake.

Në një intervistë për mediat britanike, Stoltenberg ka deklaruar se ka pasur konsultime të drejtpërdrejta mes anëtarëve të NATO-s për tërheqjen e raketave nga depot dhe vendosjen e tyre në gatishmëri.

“Unë nuk do të hyj në detaje operacionale se sa koka bërthamore duhet të jenë funksionale dhe cilat duhet të ruhen, por ne duhet të konsultohemi për këto çështje: kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë,” tha Stoltenberg për gazetën britanike.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës paralajmëroi se Kina në veçanti po investon masivisht në armët moderne, duke përfshirë arsenalin e saj atomik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH