Ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka ngjallur një reagim të ashpër me deklaratën e tij, pasi shkeli protokollin mbretëror duke zbuluar në librin e kujtimeve të tij, se mbretëresha Elizabeth II kishte kancer në kocka para vdekjes së saj.
Sipas medieve të huaja, libri i i cili do të dalë më 10 Tetor thuhet se ka disa fragmente ku rrëfen ditët e fundit të Mbretëreshës në Balmoral Castle në Skoci.
Johnson zyrtarisht dha dorëheqjen vetëm dy ditë para vdekjes së Elizabeth II në shtator 2022, dhe në vitet që pasuan, ka pasur spekulime intensive për mënyrën se si ajo vdiq.
“Unë e di për një vit ose më shumë se ajo kishte një formë të kancerit të kockave dhe mjekët e saj ishin të shqetësuar se në çdo moment ajo mund të shkonte në një rënie të shpejtë,” thuhet në një fragment të shkrimit.