Globi

61 të vdekur nga vala e të nxehtit që nga fillimi i vitit në Tajlandë

Shkruar nga Liberale

61 të vdekur nga vala e të nxehtit që nga fillimi i vitit në

61 të vdekur nga vala e të nxehtit që nga fillimi i vitit në Tajlandë.

Shifrat u bënë me dije nga Ministria e Shëndetësisë së Tajlandës, e cila në një njoftim ditën e sotme tha se që nga fillimi i vitit, 61 persona kanë humbur jetën për shkak të të nxehtit ekstrem.

Muajin e kaluar, autoritetet në Bangkok lëshuan paralajmërime për valë të nxehtit pasi temperaturat shënuan 52°C. Ndërkohë gjatë 2023, për shkak të nxehtësisë ekstreme 37 persona humbën jetën.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po shkaktojnë valë të nxehtit më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive, kanë paralajmëruar shpesh shkencëtarët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH