Një pikë referimi për ditën e nesërme të opozitës ndaj regjimit të Vladimir Putin, mund të jetë dhe fjalimi i Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny.
Një grua që deri vonë preferonte të ishte nën hijen e bashkëshortit të saj kur bëhet fjalë për përfshirjen aktive në politikë, por tani duket se ajo ka vendosur që, në emër të Alekseit të vdekur dhe trashëgimisë së tij intelektuale/ideologjike, ajo duhet të marrë një rol udhëheqës.
Në një video të shkurtër të postuar në rrjetet sociale të hënën, më 19 shkurt 2024, Yulia Navalnaya përsërit se burri i saj u vra, duke paguar me jetën e tij urrejtjen e tmerrshme të Putinit ndaj tij.
Siç thekson Navalnaya, presidenti Putin nuk ka qenë në gjendje të heshtë rivalin e tij më të madh politik brenda Rusisë, apo edhe të përkulet, megjithë persekutimin e tij të vazhdueshëm dhe të pamëshirshëm, burgosjen dhe tentativën për vrasje me helm, të cilat, pretendohet se janë kryer nga agjentë sekretë në Urdhërat e Putinit.
“Duke vrarë Alexein, Putini më mori edhe gjysmën e jetës sime, gjysmën e zemrës dhe gjysmën e shpirtit tim”, është deklarata zemërthyese, por plot kokëfortësi dhe forcë e Navalnaya.
Por ajo deklaron se “çfarëdo që më mori Putini duke vrarë burrin tim, unë kam ende gjysmën tjetër të vetes. Kjo më thotë se nuk kam të drejtë të tërhiqem”.