Globi

Bjellorusi/ U raportua e rrëmbyer, zbulohet misteri për opozitaren

Shkruar nga Liberale
Bjellorusi/ U raportua e rrëmbyer, zbulohet misteri për opozitaren

Drejtuesja e opozitës bjeloruse, Maria Kolesnikova thuhet se u arrestua në Bjellorusi pasi refuzoi të largohej nga vendi.

Ajo dhe dy anëtarë të tjerë të opozitës u zhdukën të hënën në mëngjes dhe kalimtarët thanë se ishin rrëmbyer në qendër të Minskut.

Komiteti kufitar i Bjellorusisë tha më vonë, se Kolesnikova u ndalua në kufi por ende nuk dihjet me siguri ku po mbahet.

Të dy punonjësit e zhdukur gjithashtu të hënën, Anton Rodnenkov dhe Ivan Kravtsov, tani janë 'të sigurt në Kiev', i tha një burim Euronews. Qeveria ukrainase konfirmoi se ata kaluan një kontroll kufitar, por jo Kolesnikova.

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës Anton Gerashchenko tha se ky ishte një "dëbim i detyruar" nga Bjellorusia. Ai tha se Kolesnikova nuk kishte dokumentet e duhura që ajo të linte Bjellorusinë.

Aktivistët e opozitës thanë se Kolesnikova rrëmbeu pasaportën e saj për të mos u detyruar të largohej, sipas AP.

Kolesnikova është udhëheqëse Këshillit të Koordinimit, i cili u krijua nga opozita në Bjellorusi për të krijuar dialog me udhëheqësin autoritar Alexander Lukashenko mbi një tranzicion të pushtetit pas zgjedhjeve të diskutueshme të muajit të kaluar.

38-vjeçarja drejtoi fushatën opozitare të Viktor Babariko, por ai u arrestua para zgjedhjeve presidenciale. Ajo më pas bashkoi forcat me kandidaten Sviatlana Tsikhanouskaya.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH