Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3507 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 617 qytetarë.
Janë 8396 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.
Po ashtu, nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 shtatë qytetarë, përkatësisht: 1 qytetare nga Kruja 41 vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43 vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59 vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62 vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79 vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 869 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarëve në 161,497 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 617
Të shëruar në 24 orë 869
Të shtruar në spitale 178
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3507
Testime totale 1,220,300
Raste pozitive 172,618
Raste të shëruara 161,497
Raste Aktive 8396
Humbje jete 2,725
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3713
Durrës 924
Fier 730
Shkodër 656
Vlorë 499
Elbasan 458
Lezhë 336
Berat 328
Gjirokastër 220
Kukës 189
Korçë 182
Dibër 161