Arilena Ara sapo ka publikuar këngën më të re që mban titullin “Dashuria ime”.
Krahas këngës, një vëmendje të madhe ka marrë dhe klipi i thjeshtë, në të cilin artistja shfaqet pa grim në fytyrë.
Fansat e kanë vlerësuar se është shfaqur shumë natyrale.
“E vetmja këngëtare që del pa makeup, shumë natyrale, jo çdokush e ka guximin dhe talentin e Arilenës”, “Këngë, art me plot kuptimin e fjalës…? ke dalë në klip pa grim. ? e vërtet siç është dashuria e vërtetë.”, shkruajnë disa përdorues.