
Situata e koronavirusit paraqitet më e rëndë në Maqedoninë e Veriut, pasi çdo ditë raportohen humbje jetësh si pasojë e Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 134 raste të reja dhe 8 viktima. Pavarësisht se shifrat janë alarmante, ekspertët e shëndetësisë thonë se 86% e rasteve janë aspimptomatikë. Po ashtu, vetëm 14%, apo rreth 320 pacientë, janë të shtruar në spital.
Mbrëmjen e së hënës, qeveria e Shkupit miratoi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në 15 korrik. Mbi bazë të dekretit fushata nis në 24 qershor dhe zgjat 20 ditë. Presidenti i Maqedonisë së Veriut vendosi të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, për 8 ditë, duke nisur nga 15 qershori.