Showbiz

27 vite bashkë, Michelle bën urimin e veçantë për Barack Obama

Shkruar nga Liberale
27 vite bashkë, Michelle bën urimin e veçantë për

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle festojnë 27-vjetorin e martesës së tyre.

Në këtë ditë të veçantë, Michelle ka vendosur ta urojë të shoqin publikisht, duke zgjedhur fjalët më të bukura që demonstrojnë dashurinë mes tyre.

Edhe pas 27 vitesh martesë, Michelle shkruan se e ndjen ende magjinë që i bashkoi kur ishin studentë.

“27 vite më parë, ky djalë më premtoi një jetë plot me aventura. Do të thoja se ai ja ka arritur. Jemi gati për kapitullin tonë të ri për t’u bërë fole të zbrazëta dhe për të zbuluar ç’do të vijë tjetër, ndërkohë që e ndjejmë ende magjinë që na bashkoi shumë vite më parë. Gëzuar përvjetorin, Barack,”- ka shkruar në rrjetet sociale, krahas fotos me bashkëshortin./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1089965,1089966,1089967,1089968,1089969,1089970,1089971,1089972"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH