Showbiz

Vret partnerin dhe telefonon policinë, “ejani se e thera me thikë dhe po vdes”

Shkruar nga Liberale

Hayley Keating, 31 vjeçe, mohon se e vrau me paramendim partnerin e saj Matthew Wormleighton, 45 vjeç.

Ajo i tha gjykatës se atij i pëlqente 'seksi i ashpër' dhe se ishte gati ta mbyste, duke e bërë të humbiste mendjen.

Nënë e dy fëmijëve, e akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj, pas një plage të vetme me thikë që u konstatua në gjoksin e tij, ajo pretendoi se ai e keqtrajtonte vazhdimisht gjatë marrëdhënieve seksuale.

31 vjeçarja i tha gjykatës se Matthew Wormleighton ia lidhte rregullisht duart me rrip.

Në një rast Keating pretendon se i tha partnerit të saj, pasi rifitonte vetëdijen, se ndihej si e përdhunuar.

Thuhet se në natën kur zoti Wormleighton vdiq, në një banesë në Yeovil të Anglisë, më 14 maj të vitit të kaluar, kur çifti po grindej, ajo mori një thikë nga një sirtar kuzhine dhe e qëlloi papritur.

Sipas asaj që u dëshmua në gjykatë gruaja mori në telefon urgjencën dhe i tha: 'Kam goditur me thikë c*** dhe tani ai po vdes. Thjesht i futa një thikë sepse isha e zemëruar dhe tani ai është duke vdekur. Ju lutemi ejani këtu tani.”

Ekzaminimi tregoi se shkaku paraprak i vdekjes ishte një plagë e vetme me thikë.

Wormleighton kishte pasur dy marrëdhënie të mëparshme dhe asnjë grua tjetër nuk tha se ai ishte i dhunshëm ose kontrollues, por 'i kujdesshëm, bujar, por edhe “një mashtrues i dashur”.

Gjatë hetimeve dyshohet se gruaja e vrau partnerin e saj, ngaqë kishte kuptuar se ai mund ta linte.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH