Showbiz

Video/Dy vjet pa Adelën, Eraldo përlot me fjalët: Vitet s'e zbehin...

Shkruar nga Liberale
Video/Dy vjet pa Adelën, Eraldo përlot me fjalët: Vitet s'e
Gazetari Eraldo Rexho ka kujtuar sot mikeshën e tij Adelajda Xhamani e cila dy vjet më parë u nda nga jeta. Në mesazhin e tij plot dhimbje në Instagram, ai kujton momentet e kaluara bashkë duke i thënë se sa shumë i mungon. "Vitet nuk e zbehin dhimbjen", thotë Eraldo teksa publikon një video ku këndojnë së bashku me Adelën. Postimi i plotë në Instagram: Vitet nuk e zbehin dhimbjen… Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë! Ikja jote dhemb njësoj, edhe sot, si çdo ditë. Gjithçka na ka mbetur tani janë kujtimet. Të gjejmë në memorien e ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, në galerinë e fotove në i-phone, në videot e shkarkuar në kompjuter, në një kërkim në ‘Youtube’, në një rikthim tek bisedat e ‘Whatsapp’… Në zyrën 40 metra katrorë, rrethuar nga orenditë që i zgjodhëm bashkë, në kolltukun ku bënim muhabetet e ditës, në tavolinën ku thurnim plane. Ti je gjithandej! Je te 21-shi, tek rruga e Kavajës, tek Blloku, në Shkozë, Kombinat e Kinostudio, je tek eventi i fundit, ku ishim dje. Jeta vazhdon, por s’është njësoj pa ty. Sepse na paskan gënjyer edhe kur na kanë thënë që nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. E di që në rastet e humbjeve të përhershme nuk ka vend për këtë krahasim, por unë ende po kërkoj për një bashkëpunëtore si ty. Kam rreth vetes, plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën. Adelën që këndonte çdo ditë me mua, e që do të jetë gjithnjë në zemrën time. Të duam shumë dhe na mungon pafund ? #KurrëNukTëHarroj #PërgjithmonëAdela #2VjetPaTy /Gazeta Liberale  
 
View this post on Instagram
 

Vitet nuk e zbehin dhimbjen... Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë! Ikja jote dhemb njësoj, edhe sot, si çdo ditë. Gjithçka na ka mbetur tani janë kujtimet. Të gjejmë në memorien e 'Facebook' dhe 'Instagram', në galerinë e fotove në i-phone, në videot e shkarkuar në kompjuter, në një kërkim në 'Youtube', në një rikthim tek bisedat e 'Whatsapp'... Në zyrën 40 metra katrorë, rrethuar nga orenditë që i zgjodhëm bashkë, në kolltukun ku bënim muhabetet e ditës, në tavolinën ku thurnim plane. Ti je gjithandej! Je te 21-shi, tek rruga e Kavajës, tek Blloku, në Shkozë, Kombinat e Kinostudio, je tek eventi i fundit, ku ishim dje. Jeta vazhdon, por s’është njësoj pa ty. Sepse na paskan gënjyer edhe kur na kanë thënë që nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. E di që në rastet e humbjeve të përhershme nuk ka vend për këtë krahasim, por unë ende po kërkoj për një bashkëpunëtore si ty. Kam rreth vetes, plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën. Adelën që këndonte çdo ditë me mua, e që do të jetë gjithnjë në zemrën time. Të duam shumë dhe na mungon pafund ? #KurrëNukTëHarroj #PërgjithmonëAdela #2VjetPaTy

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho) on

Liberale Newsroom

A është e fortë sa duhet dhe a po ndjek opozita rrugën e duhur për të fituar bashkinë e Tiranës?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH