Aktualitet

Vëllezërit Budina me Covid-19, Zhupa: Rama shkeli privatësinë e tyre

Shkruar nga Liberale
Vëllezërit Budina me Covid-19, Zhupa: Rama shkeli

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje bërjen publike nga kryeministri Rama të emrave të vëllexërve Budina, që janë të prekur me koronavirus. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se Rama shkeli privatësinë e qytetarëve.

Ajo thotë më tej, se SPAK duhet të nisë hetimet për Ramën dhe rameshat, për faktin se spitalet janë kthyer në vatrat kryesore të përhapjes së Covid 19.

"TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.

Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve.

Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij", shkruan Zhupa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH