Një dhimbje të madhe ka lënë pas ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit të madh Rikard Ljarja jo vetëm për ata që e njihnin dhe artdashëait, por vecanërisht për familjen e tij.
Djali i aktorit ka bërë një dedikim rrëqethës në rrjetet sociale, teksa kujton momente vërtet të ndjeshme dhe mënyrën si i thërriste.
"Drita e shprit tim u largua fizikish por kurr slargohesh dot nga mua,do jesh gjithmon me mua o ba o shpirt im o shoku im i vetem. S’do doja te shkruaja kurr per kte dit , jo kaq shpejt jo, m fal. Nuk te them lamtumir, do te them si cdo dit “Ciao Tado” , do takohemi e do kemi perjetesin per bisedat tona. Prehu ne paq o bab se drita e shpirtit tend eshte me mua", shkruan ai.
Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77 vjecare, pas një sëmundje të rëndë.