Aktualitet

U ndëshkua me izolim nga kolegji sepse kopjoi në test, 17-vjeçari i jep fund jetës

Shkruar nga Liberale
U ndëshkua me izolim nga kolegji sepse kopjoi në test,

Prokuroria e Westchester në shtetin e Nju Jorkut vendosi të mos ndjekë penalisht kolegjin ndërkombëtar ku 17-vjeçari italian, Claudio Mandia i dha fund jetës në muajin shkurt. Kjo është bërë e ditur nga policia e Mt.Pleasant e cila ka hetuar rastin. "Prokuroria ka konstatuar se nuk ka bazë për ndjekje penale”, thuhet në dokument.

Djali, nga Battipaglia (Salerno), kishte kryer vetëvrasje pas katër ditësh në izolim ndëshkues për kopjimin në një test matematike për marrjen e diplomës IB, Baccalaureate Ndërkombëtare.

Në fillim të nëntorit, prindërit e Claudio, Mauro Mandia dhe Elisabetta Benesatto, kishin ngritur një padi civile në Gjykatën e Lartë të Westchester County duke akuzuar stafin e shkollës për sjellje çnjerëzore dhe neglizhencë të rëndë, të cilat dyshohet se e çuan djalin e tyre drejt vetëvrasjes.

Tashmë, prindërit e të riut janë të vendosur të vijojnë betejën ligjore, duke thënë se ka pasur ashpëri ekstreme në trajtimin e djalit të tyre.

"Djalin tonë e hoqën nga dhoma dhe e vendosën në një korridor të izoluar, nga i cili nuk mund të dilte. Vaktet duhet t'i merrte atje: disa ia dorëzuan, disa jo", thotë nëna, duke nënvizuar ashpërsinë ekstreme të ditët e izolimit.

“Klaudio nuk ishte djali i vetëm në ato kushte, ishte të paktën një tjetër”, bën jehonë babai, duke saktësuar gjithashtu se djali i tij kishte disa orë që kishte vdekur kur u thirr policia. “Ai bëri thirrje për ndihmë deri në sekondën e fundit”.

Vdekja e 17-vjeçarit ndodhi pak orë para se të bashkohej me prindërit. Ata kishin mbërritur në Nju Jork për të festuar ditëlindjen e tij. Megjithatë, sapo mbërritën në SHBA, siç u raportua në shkurt nga autoritetet në një deklaratë, ata "u pritën në aeroportin Jfk nga një përfaqësues i departamentit të policisë Mt. Pleasant dhe zyrtarë nga Akademia EF, të cilët u dhanë atyre lajmin e keq”. Në lidhje me vdekjen e Claudio Mandia ishin hedhur hipoteza të ndryshme, por më pas autopiza konfirmoi vetëvrasjen e tij duke u varur./Liberale.al

 

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH