Aktualitet

Tha se ishte fat i keq i Safetit se të gjithë nëpër zyra e bëjnë, Arian Çani shfaqet në foto me vajzën e video-skandalit të Gjicit

Shkruar nga Liberale

Gazetari Arjan Çani thotë se kryebashkiaku i tërhequr i Kukësit Safet Gjici nuk është i vetmi person që ka kryer një akt të tillë në zyrë, duke pretenduar se edhe të tjerë zyrtarë kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.

Ai mendon se krye-bashkiakun socialist e penalizoi fati i keq i tij.

“Fati i keq i Safetit se të gjithë nëpër zyra e bëjnë. Dhe shumë mirë bëjnë, më mirë në zyrë sesa në hotele, le nam”, tha gazetari mbrëmjen e të premtes në emisionin e tij “Zonë e Lirë”.

Në një foto, publikuar dje nga “DITA” gazetari shihet me Alma Kacin, gruan në videon e skandalit me Gjicin, çka tregon se ai e njihte atë.

Sipas asaj që është raportuar vajza e video-skandalit zotëron video të tjera me politikanë dhe njerëz të rëndësishëm, të cilët dyshohet se ajo i shantazhonte më pas.

Megjithatë, do të jenë hetimet ato që do të zbardhin të vërtetën e një prej ngjarjeve që ka tronditur publikun gjatë kohëve të fundit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH