Aktualitet

Tedi Blushi: Ramën e paralajmërojmë nga qyteti i aviatorëve, ne jemi pilotë

Shkruar nga Liberale
Tedi Blushi: Ramën e paralajmërojmë nga qyteti i aviatorëve,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një takim me strukturat lokale të kësaj partie në Kuçovë tha se ky qytet është tradhtuar nga e majta.

Sipas tij, kjo forcë politike e ka parë Kuçovën vetëm si mundësi për ta vjedhur.

“Jam i nderuar të jem sot në këtë qytet simbol të punës, ku më shumë se çdo tjetër e ka ndjerë braktisjen. Në kryeqytetin e naftës, sot paguhem ë shtrenjtë se Ukraina që është në luftë. Sot Kuçova në paqe paguan çmimin e naftës pesëfish më shumë se në Ukrainë. Kuçova i ka të gjitha potencialet për të gjallëruar jetën ekonomike. Hapje e vendeve të punës do të jetë prioritet”, tha Blushi. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH