Aktualitet

Suplementi "Universitas" hapet me: Veliaj i protestuesve

Shkruar nga Liberale
Suplementi "Universitas" hapet me: Veliaj i protestuesve

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

"Vendimi i Bashkisë së Tiranës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar e ka riaktivizuar fuqishëm rezistencën qytetare për mbrojtjen e Teatrit. Këta qytetarë aktivë, pa dyshim, e shohin si armik (të artit, të kulturës, të teatrit, të traditës, të publikes) kryetarin e Bashkisë Veliaj. Por edhe armiqtë janë të tipologjive të ndryshme, duke shenjuar kështu perspektiva të ndryshme të marrëdhënieve me ta. Tipi i armikut përcakton sjelljen e tashme dhe të ardhme kundrejt tij. Ky diskutim për armikun na shpie direkt në politikë, pasi, le të kujtojmë që filozofi dhe juristi i shquar gjerman Carl Schmitt e ka përcaktuar politikën si sferën ku dallojmë mikun nga armiku", kështu e hap rubrikën "Polemika" Klementin Mile.

Në rubrikën "Profil" do të lexoni: "Pandemia: Një hierarki dhe një funeral" me autor Vladimir Myrtezai. 

"Sa vjen dhe më shumë endem në jetën e gjallë lutem në një drejtim të pakuptimtë po me siguri ndaj vetvetes. Zot më ruaj nga vetvetja të mos jem kurrë arrogant, por dhe i butë  jo ,se nuk e duroj .Është një përcaktim i ngjitur nga jeta e përditshme që më noton në sy si pjesë reklamash apo shëtitjesh në mënyrë të pavullnetshme e të paarsyetuar asnjëherë. Thjesht gjërat që pëlqejmë në kalim si padashtë."

Në rubrikën "OP-ED" do të lexoni një shkrim nga Berat Buzhala: "Katër këmbë mirë, dy edhe më mirë"

"Një i varfër dhe i pastrehë në Kore të Veriut jeton po aq keq sa një i varfër dhe i pastrehë në Itali. Një i uritur në Kinë dhe një i uritur në Gjermani janë njësoj të uritur. Në mes tyre qëndron vetëm propaganda dhe numri i personave të uritur, kurse përfituesit e vetëm janë ushtruesit e propagandës dhe klika sunduese."

Ndërsa në "Campus" do të gjejmë dy shkrime: "Si duhet t'i vlerësojmë renditjet e universiteteve?" si dhe "UET lancon projektin e “Këshillimit Online të Karrierës” për Maturën 2020". 

"Ky projekt fillimisht do të nis me një grup maturantësh të cilët kanë shprehur vullnetin për tu orientuar dhe informuar rreth ofertës akademike të UET". 

Dhe së fundmi: "Pse gratë janë lidere më të mira në kohë krize" nga Raj Persaud

Për më tepër lexoni suplementin "Universitas" të cilin e gjeni çdo të shtunë në Gazetën Liberale në print dhe online. /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH