Aktualitet

“Skënderbeu i bashkon pas 555 vitesh”, Edi Rama “dialog” me Aurel Plasarin

Shkruar nga Liberale
“Skënderbeu i bashkon pas 555 vitesh”, Edi Rama

Kur u kthye nga Turqia, Skënderbeu e korri fitoren e parë me shqiptarët. Ai i bashkoi ata dhe 555 vjet pas vdekjes, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, bashkon sërish, Edi Ramën me Aurel Plasarin, dy miq të vjetër të cilët patën përplasje disa kohë më parë.

Dekadën e fundit nuk kishte mbetur më thuajse asgjë nga konsiderata e dikurshme e Plasarit për Ramën.

“Një kryeministër arrogant, nuk i kupton, s’i ka kuptuar ndonjëherë këto parimet demokratike. Befas pasi mori votën u harrua shërbëtorllëku dhe doli arroganti Zoti dhe sulltani”.

Shenja e parë e thyerjes u duk në 2014, kur Rama e shkarkoi studiuesin nga detyra e drejtuesit të Bibliotekës Kombëtare. Ata u përplasën në media, derisa Edi Rama përdori Skënderbeun për t’i shtrirë dorën e ftesës studiuesit.

Plasari:

“Vini re në disa emra të rëndësishëm si e ushtrojnë këtë lloj teknike, që duket qesharake por është interesante. Me këto teknika është vepruar kundër Skënderbeut, dhe këto unë i quaj më të dëmshme”.

Rama

“Nuk mendoj unë që Skënderbeu ka nevojë për ndonjë fushatë për ta mbrojtur. Unë mendoj që Skënderbeu nuk ka asnjë nevojë.”

Plasari

“E preku sërish Ramën, kur dha këtë përgjigje se pse rajoni ynë është quajtur Ballkan.”

Plasari

“Emri Ballkan është emër i bënë nga një budalla, nga një injorant”.

Rama

“Nga ky moment, janë rreth 100 korrierë që do shpërndajnë fjalën se Ballkani është emri që kemi në kurriz nga një budalla.”

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH